Prishtinë, 29 prill 2026 07:07
Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit tonë diplomatik, portali i lajmeve t-online dhe kompania ajrore Freebird Airlines kanë korrigjuar pasaktësitë në platformat e tyre.
Tek t-online, Republika e Kosovës tashmë paraqitet në përputhje me kufijtë e saj kushtetues, ndërsa tek Freebird Airlines destinacioni Prishtinë është shënuar saktë, duke zëvendësuar formën e gabuar “Priština” me “Prishtina” ose “Pristina”, njofton ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete. Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen, shkruan tutje Ajeti në rrjetet sociale.

Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali