Prishtinë, 29 prill 2026
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta zgjedhin presidentin, duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda afatit prej 45 ditësh, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në seancat e mbajtura për zgjedhjen e presidentit kanë marrë pjesë vetëm deputetët e pushtetit, ndërsa opozita ka munguar, duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm për votim.
E marta ishte afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Me dështimin e procesit, pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme jo më vonë se 45 ditë.
Këto do të jenë zgjedhjet e pesta që nga viti i kaluar, duke reflektuar një krizë të vazhdueshme institucionale në vend.
Seanca për zgjedhjen e presidentit kishte nisur të hënën, ku Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën si kandidate, pas mungesës së një marrëveshjeje politike. Në raundin e parë të votimit, Feride Rushiti kishte marrë 63 vota, ndërsa një votë ishte shpallur e pavlefshme, duke mos arritur kuorumin prej 80 votash.
Pas dështimit të votimit, procesi ishte shoqëruar me reagime të shumta, ku disa palë e kishin cilësuar situatën si antikushtetuese.
Seanca ishte shtyrë disa herë gjatë ditës – fillimisht në orën 10:00, më pas në 14:00, 19:00 dhe përfundimisht në 23:00 – pa arritur rezultat.
Gjatë gjithë ditës, si pushteti ashtu edhe opozita kanë mbajtur konferenca për media, duke ia hedhur përgjegjësinë njëra-tjetrës për bllokadën institucionale.
Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar sjelljen e opozitës si joshtetërore dhe antiinstitucionale, duke e akuzuar për bllokim të proceseve kushtetuese

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit