Kryeministri në detyrë i Kosova, Albin Kurti, ka deklaruar se ka zhvilluar bisedë me Hatixhe Hoxhën lidhur me kandidaturën për president, duke bërë të ditur se ajo është e gatshme të tërhiqet nëse plotësohen disa kushte për sigurimin e nënshkrimeve nga LDK dhe LVV.
Sipas Kurtit, marrëveshja e propozuar parasheh që Lidhja Demokratike e Kosovës të sjellë 15 nënshkrime për kandidaten e saj, ndërsa edhe Lëvizja Vetëvendosje të ofrojë 15 nënshkrime, me qëllim që procesi të çojë drejt zgjedhjes së presidentit.
“Kam biseduar me të (Hatixhe Hoxhën). Ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK-ja sjell 15 nënshkrime për kandidaten e saj, kushdo që është, dhe LVV-ja po ashtu 15 nënshkrime. Në këtë mënyrë do të kishim një kandidat nga shoqëria civile dhe një nga LDK-ja, dhe sonte të zgjedhim presidentin e Kosovës. Këtu jam, në zyrën e LVV-së, dhe LDK-ja mund të vijë dhe t’i sjellë nënshkrimet”, ka deklaruar Kurti.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit