Prishtinë, 28 prill 2026 17:34
Kryeministri i Kosova dhe kryetari i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se është në komunikim të vazhdueshëm me partitë opozitare lidhur me propozimet për kandidatet për presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, por sipas tij nuk ka marrë përgjigje nga ana e tyre.
Në një konferencë për media, Kurti tha se kontaktet me liderët opozitarë janë bërë edhe me mesazhe direkte, por pa rezultat.
“Mbrëmë rreth orës 21:00 ju kam shkruar Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, por nuk më kanë kthyer përgjigje. Ata nuk kanë treguar gatishmëri për komunikim”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se propozimet për kandidatet për presidente kanë ardhur në një moment paqartësie rreth afatit të fundit, nëse ai përfundonte mbrëmë apo sonte, duke theksuar se qëllimi ka qenë respektimi i procedurave institucionale.
Në këtë kontekst, Kurti kritikoi opozitën për mungesë bashkëpunimi, duke thënë se ndryshe nga e kaluara, aktualisht nuk ka përpjekje për dialog të hapur.
“Keni një kryeministër që vazhdimisht kërkon takime me krerët e opozitës, por ata jo vetëm që nuk përgjigjen, por shpeshherë nuk kthejnë as mesazhet telefonike”, tha ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit