Prishtinë, 28 prill 2026 17:07
Kryeministri i Kosova, Albin Kurti, ka akuzuar opozitën për bllokim të procesit të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale nuk bie mbi qeverinë.
Në një konferencë për media, të mbajtur pas dështimit për zgjedhjen e presidentit në afatin e fundit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Kurti deklaroi se mungesa e opozitës në sallë përbën një veprim të qëllimshëm për të penguar institucionet.
Ai shtoi se një tjetër dëshmi e bllokadës është fakti që opozita, sipas tij, është mobilizuar për të kundërshtuar iniciativa të rëndësishme, por jo për procesin e zgjedhjes së presidentit.
“Për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët, përfshirë rishikimin e buxhetit, u mobilizuan të gjithë, madje edhe Lista Serbe. Ndërkaq, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e presidentit, ata nuk marrin pjesë fare në seanca, duke e bërë të pamundur avancimin e këtij procesi institucional”, deklaroi ai.
Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Kurti theksoi se vendi nuk ka nevojë për një proces të tillë, duke përmendur koston financiare dhe situatën aktuale.
“Ne besojmë fuqishëm se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, pasi vetëm gjatë vitit 2025 kemi mbajtur mjaftueshëm zgjedhje dhe rezultati ka qenë i qartë. Zgjedhjet e reja do t’i kushtonin vendit së paku 10 milionë euro dhe, duke marrë parasysh rrethanat globale, kemi bërë çdo përpjekje që të shmangim një skenar të tillë”, tha Kurti.
Ai përfundoi duke theksuar se janë bërë përpjekje për të gjetur një kandidat konsensual për president, por sipas tij, partitë opozitare si Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë qenë të gatshme për bashkëpunim.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit