Prishtinë, 28 prill 2026 08:01
Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë, me theks të veçantë në ndërtimtari.
Aksioni është realizuar në përputhje me mandatin ligjor të këtij institucioni, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës, përcjell Veritasinfo.
Sipas raportit 48-orësh, të gjitha kontrollet janë përqendruar në sektorin e ndërtimit, duke reflektuar nivelin e lartë të rrezikut në këtë fushë.
Gjatë këtyre inspektimeve, autoritetet kanë ndërmarrë masa konkrete ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar standardet ligjore dhe të sigurisë në punë. Në total, janë ndaluar 27 punime në sektorin e ndërtimtarisë, një masë që njëkohësisht nënkupton edhe inicimin e procedurave për kundërvajtje ndaj operatorëve përgjegjës.
Nga Inspektorati bëhet e ditur se të gjitha subjektet ndaj të cilave është shqiptuar masa e ndalimit të punimeve do të procedohen automatikisht në gjykata për kundërvajtje, në përputhje me shkeljet e konstatuara gjatë kontrollit.
Ndërkohë, procesi i riinspektimeve pritet të zhvillohet në ditët në vijim, bazuar në afatet kohore të përcaktuara nga inspektorët, për të verifikuar nëse subjektet kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për eliminimin e parregullsive.
Sipas autoriteteve, eliminimi i parregullsive nënkupton përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë nga ana e operatorëve të inspektuar.
Ky aksion vjen si pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë në vendet e punës dhe për të parandaluar rreziqet në një nga sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha