Prishtinë 27 Prill 2026 15:33
Share Button Gazeta BlicMinistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e ka dënuar me 6 vjet burgim ish-zyrtaren e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, për veprën penale të spiunazhit.Në reagimin e tij, Sveçla tha se institucionet e sigurisë së Kosovës janë angazhuar fuqishëm në zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve të spiunazhit që, sipas tij, kanë rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të vendit.Ai theksoi se Gjukanoviq ka nxjerrë dhe shpërndarë dokumente të brendshme dhe të ndjeshme të institucioneve të Kosovës te akterë të ndryshëm në Serbi.Sveçla shtoi se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive, duke kërkuar njëkohësisht më shumë vendosmëri në vendimmarrje dhe ndëshkueshmëri, në përputhje me peshën dhe pasojat që, sipas tij, këto vepra kanë për shtetin.
“Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës nuk do të tolerohet”, u shpreh Sveçla.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve