Prishtinë, 28 prill 2026 08:14
Thirrja e përvitshme për drejtësi dhe zbardhje të fatit të të pagjeturve nga lufta në Kosovë është përsëritur edhe sivjet midis simbolikave të hënën në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Murali me Ferdonije Qerkezin e “ndalon” kalimtarin dhe e detyron atë reflektojë. Murali rikthen vëmendjen te plaga ende e hapur e Kosovës. Portreti i Ferdonije Qerkezit nga Gjakova e cila humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj, është përtej një historie personale. Është metaforë vizuale e një realiteti kolektiv.
Imazhi ikonik i Ferdonije Qerkezit e vetme në tavolinën me gjashtë pjata para saj tek pret djemtë dhe bashkëshortin, është përjetësuar në një nga objektet e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Murali nga artistja Ermira Murati synon të prekë ndërgjegjen, duke e rikthyer atë si simbol të fuqishëm të mungesës, pritjes e dhimbjes që nuk shuhet. Por mbi të gjitha, si simbol i qëndresës e dinjitetit të mbi një mijë e 500 familjeve të të zhdukurve me dhunë.
Thirrja e përvitshme për drejtësi dhe zbardhje të fatit të të pagjeturve nga lufta në Kosovë është përsëritur edhe sivjet midis simbolikave, të hënën në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Murali e “ndalon” kalimtarin dhe e detyron atë reflektojë. Ashtu siç ngjante edhe gjatë procesit të punës së veprës kur artistja Murati ishte duke u marrë me finesat e kësaj vepre.
Murali rikthen vëmendjen te plaga ende e hapur e Kosovës. Portreti i Ferdonije Qerkezit nga Gjakova e cila humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj është përtej një historie personale. Është metaforë vizuale e një realiteti kolektiv. Tavolina e shtruar, por e zbrazët, përfaqëson pritjen e heshtjen që rëndon mbi shoqërinë dhe nevojën për kërkim të së vërtetës.
Ngjarja është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Drejtoresha e organizatës, Marigona Shabiu, ka thënë se për më shumë se dy dekada, procesi i zbardhjes së fatit të personave të zhdukur është karakterizuar me vonesa, mungesë transparence dhe vullnet të pamjaftueshëm politik.
“Institucionet tona kanë një obligim të qartë ligjor dhe moral që të veprojnë, të intensifikojnë kërkimet, të hapin arkivat relevante, të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional ndërkombëtar dhe të sigurojnë që siguria të vihet në vend. Por, mbi të gjitha, padyshim se barrën kryesore për zbardhjen e fatit të të pagjeturve natyrisht se e mban shteti i Serbisë, prej të cilit sot e çdo ditë tjetër kërkojmë të vërtetën e drejtësinë për të gjithë viktimat e luftës në Kosovë”, ka thënë ajo.
Shabiu ka thënë se murali shfaq realitetin se si fati i personave të zhdukur mbetet i panjohur. Se imazhi i Qerkezit e përfaqëson kërkimin e dhimbjen e përhershme të tyre.
“Ky mural nuk flet vetëm për të. Ai përfaqëson mbi një mijë histori të tjera. Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, 1581 persona mbeten ende të zhdukur në Kosovë. Pas çdo numri është një grua, një fëmijë, një burrë, një plakë e një plak, një histori e tmerrshme, një familje dhe një e drejtë e mohuar. Prandaj, kjo çështje nuk i takon vetëm të së kaluarës”, është shprehur Shabiu.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind