Prishtinë 27 Prill 2026 12:44
Dokumente dhe komunikime mes spiunëve serbë vazhdojnë të shfaqin ndikimin informativ kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku përfshihen elementë të BIA-s serbe dhe raportime që lidhen me OSBE-në.Sipas këtyre materialeve të siguruara nga Dukagjini, agjenti i BIA-s, Aleksandar Vllajiq (tashmë i dënuar nga drejtësia kosovare), dyshohet se ka komunikuar me ish-zyrtaren e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, duke i dhënë udhëzime të drejtpërdrejta për mënyrën e hartimit të raporteve dhe ndërtimit të narrativave lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.
Në përmbajtjen e mesazheve përshkruhen orientime të detajuara se si duhet të strukturohet “historia”, duke paraqitur aksionet e Policisë së Kosovës dhe përdorimin e njësive speciale në veri si veprime të koordinuara politikisht dhe të perceptuara negativisht nga faktori ndërkombëtar.
Në një bisedë të publikuar mes Gjukanoviq dhe Vllajiq, ajo përshkruan takime dhe koordinime që lidhen me përgatitjen e një raporti për Kosovën brenda OSBE-së.Në këtë komunikim, ajo përmend se kishte zhvilluar takime me atëbotë shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport, i cili sipas saj, ishte duke e përgatitur një raport gjithëpërfshirës për Kosovën.
Sipas përmbajtjes së mesazhit, ky raport do të përfshinte të gjitha ‘sulmet’ e pretenduara ndaj serbëve nga Policia dhe do të paraqitej në Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë përpara 57 shteteve anëtare.
Po ashtu, gjithmonë sipas bisedës, Davenport kërkonte të konsultohej edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, para se ta paraqiste raportin në Vjenë.
Po ashtu, në komunikimin mes spiunëve serbë sugjerohet që të theksohet se ambasada amerikane në Prishtinë nuk është e kënaqur me sjelljen e kryeministrit Albin Kurti, ndonëse vazhdon ta mbështesë atë në luftën kundër korrupsionit.“Nuk është e kënaqur me sjelljen e Kurtit”, është udhëzimi në një mesazh.
Për më tepër, përmenden edhe organizata joqeveritare, “biseda të mbyllura” dhe rrjete informimi nga veriu, të cilat sipas këtyre udhëzimeve duhet të shfrytëzohen për ndërtimin e narrativave të caktuara.
Një element tjetër i ndjeshëm i komunikimit lidhet me pretendimet për përfshirjen e shtetasve britanikë, të cilët sipas mesazheve zhvillojnë takime intensive në veri dhe hartojnë raporte të inteligjencës që më pas shërbejnë si bazë për operacione policore. Në të njëjtin kontekst përmenden edhe struktura të inteligjencës brenda KFOR, përfshirë kontingjente sllovene dhe zvicerane.

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha