Prishtinë, 25 prill 2026 19:16
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka deklaruar se pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës duhet të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe të lëvizin drejt njohjes.
Në një intervistë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Reuten tha se deklarata e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, për mundësinë e zhvillimeve pozitive në këtë drejtim, mund të jetë sinjal i besueshëm se po ndodhin lëvizje brenda BE-së.
“Shpresoj shumë që Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, ka prova se gjërat po lëvizin rreth pesë vendeve të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Përndryshe, ajo nuk do ta thoshte një gjë të tillë fare”.
Sipas eurodeputetit holandez, njohja e Kosovës nga këto pesë vende nuk duhet të lidhet me çështjet e tyre të brendshme politike.
“Mendoj se tani është koha që këto pesë vendet mosnjohëse ta kuptojnë se duke e pranuar Kosovën e pavarur, s’ka asgjë të bëjë me çështjet e tyre të mundshme, pra të brendshme, që ata mund t’i kenë. Është koha e duhur që të lëvizet dhe sidomos me aplikimin e Kosovës që ajo e ka bërë për ta marrë statusin e vendit kandidat për në BE”, deklaroi Reuten.

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës