Prishtinë, 24 prill 2026 17:52
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se në zyrën në Mitrovicën e Veriut deri tani janë pranuar mbi 500 aplikacione për pajisje me leje qëndrimi, ndërsa janë marrë edhe vendimet e para lidhur me këto kërkesa.
Këto deklarime u bënë në një tryezë të rrumbullakët për të drejtat e njeriut, të organizuar nga organizata joqeveritare “Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike” (ACDC), në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit përmes të drejtave të njeriut”.
Në këtë takim, fokus i veçantë ishte vendosur te Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet, përfshirë dispozitat që kanë hyrë në fuqi më 15 mars.
Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim, Valon Krasniqi, tha se është rritur numri i stafit në këtë zyrë dhe procesi po zhvillohet mirë.
“Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, posaçërisht në Divizionin për të Huaj, i kemi rritur kapacitetet në personel. Vetëm në zyrën këtu në Mitrovicë të Veriut janë të angazhuar 7 zyrtarë, nga 1 sa ka qenë fillimisht. E kemi rritur numrin e përgjithshëm, komplet 7 zyrtarë, të cilët po pranojnë aplikacione për pajisje me leje qëndrimi, duke dhënë edhe informacione të duhura, duke shpërndarë udhëzues, formularë, lista të dokumenteve të cilat janë të nevojshme që palët t’i sjellin kudo që ata dëshirojnë të aplikojnë. Por mund të them gjithashtu me kënaqësi që procesi po shkon mjaft mirë sa i përket pajisjes me leje qëndrimi. Deri më tani vetëm në zyrën tonë në Mitrovicë të Veriut kemi pranuar mbi 500 aplikacione dhe gjithashtu mund t’ju informoj që i kemi marrë vendimet e para në lidhje me aplikacionet e tyre. Deri tani janë marrë mbi 70 vendime që janë marrë nga Divizioni për të Huaj”- tha Krasniqi
Ndërkaq, drejtori i Departamentit Ligjor në MPB, Qëndrim Bytyqi, tha se deri më tani nuk ka asnjë refuzim, pasi zyrtarët kanë kontaktuar aplikuesit kur ka munguar dokumentacioni.
“Kur flasim tek refuzimet duhet me pas parasysh diçka shumë të rëndësishme. Kërkesa për leje qëndrimi, nëse një person aplikon për leje qëndrimi edhe i refuzohet kërkesa për leje qëndrimi, ligji e obligon që me largu personin prej territorit të Kosovës. Ky është standard i të gjitha ligjeve për të huaj në krejt vendet e botës, e posaçërisht në Evropë. Nëse dikujt i refuzohet kërkesa për leje qëndrimi, i lëshohet vendimi, është detyrim me lëshu vendim për largim prej territorit. Kjo është arsyeja pse prej këtyre rasteve që na i kemi pranuar deri tash, që e përmendi drejtori Valon, janë rreth 70 raste aprovimi, po flasim prej rreth 180 raste bashkim familjar, për shkak se ka kërkesa për leje qëndrimi të punës në institucione që nuk kanë filluar me u trajtu, për shkak se janë disa parakushte të tjera kur ato munden me u fillu me u trajtu”, tha ai
Ai shtoi se zyrtarët kanë kontaktuar aplikuesit sa herë që ka munguar dokumentacioni, në mënyrë që të shmangen refuzimet.
“Këta 70 raste aprovimi ka pasur prej tyre që qytetarëve kur kanë aplikuar u ka munguar një dokument ose nuk ka qenë dokumenti që është dashur për me u aprovuar, edhe çka kanë bërë zyrtarët është që kanë kontaktuar me aplikuesin nëse e kanë pa që i takon e drejta me marrë leje qëndrimi. Kur një dokument nuk e ka, kanë kontaktuar edhe kanë kërkuar që me pru dokumentin për mos me u refuzu kërkesa, sepse nëse refuzohet duhet me u largu. Prej 180 rasteve për momentin nuk kemi asnjë refuzim”, ka thënë Bytyqi.
Bytyqi foli edhe për regjistrimin civil dhe aplikimet për shtetësi.
“Tek faktet e para drejtori e përmendi, nëse dikush shkon me regjistru një fakt, të lindjes, vdekjes ose të martesës, nuk ka nevojë me ju dhënë konfirmim për shkak se ai regjistrohet menjëherë në sistem. Edhe qytetari vjen me regjistru lindjen, në moment regjistrohet lindja nëse i ka dokumentet edhe i jepet certifikata e lindjes së Kosovës, kështu që nuk ka nevojë për konfirmim ose pritje ose refuzim. Nëse është në rregull, regjistrohet dhe i jepet dokumenti. Tash telashet pak më të mëdha janë tek aplikimet për shtetësi, për natyralizim, që normalisht përgjegjësi për me i trajtu rastet shumica është tek Divizioni për Shtetësi që është në kuadër të departamentit, ndërsa përgjegjësia për me i pranu aplikacionet është tek komuna”- shtoi ai

Haxhiu i dërgon letër KPK-së: Procesi për kryeprokurorin është i përmbyllur, mos e vononi konkursin
Haxhiu pas vendimit për Banjskën: Drejtësia përmbyllet kur Radoiçiq dorëzohet në Kosovë
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, 30 vite burg për të tretin
Masa të shtuara të sigurisë para vendimit për të akuzuarit e rastit “Banjska
Kuvendi miraton anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020