Prishtinë, 24 prill 2026 18:56
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me letër zyrtare kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, dhe anëtarëve të këtij institucioni, duke kërkuar veprime të menjëhershme për hapjen e konkursit për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.
Në letrën e saj që e ka siguruar Telegrafi, Haxhiu ka falënderuar KPK-në për bashkëpunimin institucional dhe ka theksuar nevojën për angazhim më të madh dhe koordinim më të mirë, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.
Sipas Haxhiut, për Zyrën e Presidentes procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit konsiderohet i përmbyllur.
“Për rrjedhojë, hapja e konkursit për këtë pozitë nuk duhet të vonohet më tej. Është obligim institucional që ky proces të iniciohet pa vonesë dhe të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet më të larta të profesionalizmit, transparencës dhe integritetit”, thuhet në letër.
Haxhiu ka kërkuar që procesi i përzgjedhjes të jetë i hapur, gjithëpërfshirës dhe i bazuar në kritere të qarta profesionale dhe etike, në mënyrë që të garantohet besimi i publikut në rezultat./

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind