Prishtinë, 17 prill 2026 06:28
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizavnolli ka thënë se është siguruar financimi i plotë për parkun solar me kapacitet minimum 100 MW në KEK.
Ajo ka thënë se kjo është bërë me ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale” nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Rizvanolli ka thënë se projekti momentalisht është në fazën e marrjes së lejeve të nevojshme për ndërtim, ndërsa kontrata pritet të nënshkruhet në fund të vitit, e puna do të nis në vitin 2027.
“Parku solar përveç që shënon një moment të rëndësishëm për sigurinë e furnizimit e pavarësinë energjetike të vendit, është edhe hap tejet i rëndësishëm për vetë KEK-un, e ardhmja e të cilit, bashkë me punëtorët e saj, e sigurt si ndërmarrje kyçe e energjisë, moderne e me burime të diversifikuara. I ndërtuar në një sipërfaqe aktualisht të pashfrytëzuar të deponisë së hirit në KEK, kapaciteti i instaluar prej së paku 100 MË, pritet të gjenerojë së paku 152 GWh për vit, duke kontribuuar në diversifikim e modernizim të KEK-ut dhe uljen e emetimeve te dioksidit të karbonit (CO2) prej së paku 140,000 tonë për vit”, ka shkruar ajo, duke falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që votuan miratimin e marrëveshjes.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante