Prishtinë 16 Prill 2026 13:59
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës dhe Ministria e Mjedisit e Shqipërisë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit në menaxhimin e qëndrueshëm të segmentit ndërkufitar të Lumit Drin.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja Fitore Pacolli Dalipi dhe ministri Sofjan Jaupaj, me synim mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave, parandalimin e ndotjes ndërkufitare dhe ruajtjen e ekosistemeve dhe biodiversitetit.
Po ashtu, parashihet promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve ujore, si dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta për monitorim dhe pastrim të lumit.
Në kuadër të marrëveshjes do të krijohet një Grup i Përbashkët Pune Shqipëri–Kosovë për Lumin Drin, ndërsa bashkëpunimi do të përfshijë shkëmbimin e të dhënave, ekspertizës teknike dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale, njofton syra për informim e MMPHI-së.
Tutje thuhet se ky bashkëpunim do të kontribuojë edhe në avancimin e procesit të integrimit evropian të të dy vendeve, veçanërisht në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve