Prishtinë 16 Prill 2026 14:08
Eksodi 99” kalon sërish pikën kufitare në Vërmicë, duke kujtuar shpërnguljen masive nga Kosova, me dhunë nga forcat serbe 27 vite më pare. Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosova, qindra mijëra qytetarë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e dhunës dhe spastrimeve nga pushteti serb.
Një pjesë e madhe e tyre kaluan kufirin dhe u strehuan në Kukës, duke u bërë një nga eksodet më të mëdha humanitare në rajon. Ky largim masiv mbetet një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë së re të Kosovës.
Në këtë ngjarje, e organizuar në mënyrë simbolike për të shënuar kalimin e kufirit nga Kosova në Shqipëri, përfaqësues të Bashkisë së Kukësit dhe qytetarë dolën për të pritur pjesëmarrësit dhe vizitorët nga Kosova.
Nënkryetari i Kukësit, Abdullah Domi, theksoi se kjo është një datë e rëndësishme si për Kukësin, ashtu edhe për Kosovën.
“Dolëm sot që në mënyrë simbolike të presim kalimin e këtij kufiri realisht zyrtar nga Kosova për në Shqipëri. Është krenari për ne që, në emër të Bashkisë së Kukësit, të dalim të presim këta njerëz të mrekullueshëm, sidomos shoqatën Eksod ’99 dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që vijnë me dashuri në Kukës, për të falënderuar Kukësin për mikpritjen e jashtëzakonshme që bëmë gjatë vitit 1999. Kjo dashuri është dashuri shpirtërore. Kukësi ndau bukën, ndau zemrën, ndau gjakun, sepse ne jemi të një gjaku, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe…”, u shpreh nënkryetari i Kuksit, Abdullah Domi.

Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë
Arrestohet 32-vjeçari, dyshohet se kërcënoi Donika Gërvallën
Kryeministri Kurti udhëton në SHBA, në agjendë takime me liderë ndërkombëtarë
27 vjet nga themelimi i TMK-së