Prishtinë, 16 prill 2026 09:05
Projektligjet kryesore në fushën e energjisë kanë kaluar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt reformimit të sektorit energjetik në Kosovë dhe afrimit me standardet e Bashkimit Evropian.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përshëndetur këtë zhvillim, duke theksuar se bëhet fjalë për Projektligjin për Energjinë dhe atë për Energjinë Elektrike, të cilat janë pjesë e paketës së energjisë së pastër. Sipas saj, këto ligje synojnë krijimin e një sistemi energjetik më të qëndrueshëm dhe me kosto më të përballueshme për qytetarët.
Rizvanolli bëri të ditur se miratimi i këtyre akteve e vendos Kosovën në rrugën e duhur për të përmbushur kushtet për përfitimin e mbi 9 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.
Ajo theksoi se përveç përfitimit financiar, këto ligje janë thelbësore për rritjen e konkurrencës në tregun e energjisë, mbrojtjen e konsumatorëve dhe avancimin e reformave në këtë sektor strategjik. Një ndër elementet kryesore është vendosja e qytetarit në qendër të sistemit energjetik, me fokus të veçantë tek konsumatorët e cenueshëm.
Po ashtu, përmes këtyre ligjeve synohet harmonizimi i legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë transpozimin e direktivave dhe rregulloreve relevante evropiane për tregun e energjisë.
Ky zhvillim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian dhe modernizimit të sektorit energjetik në vend, në një kohë kur Kosova synon të rrisë qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e furnizimit me energji.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve