Prishtinë 16 Prill 2026 8:32
Paneli i gjyqtarëve të Gjykatë Speciale ditë me parë kanë marrë vendim për t’ia vazhduar paraburgimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Megjithatë në këtë vendim, Paneli i gjyqtarëve ka konstatuar se argumenti i parë i prokurorisë në kërkesën për vazhdim të paraburgimit nuk është i mbështetur plotësisht. Bëhet fjalë për “rrezikun e ikjes”. Gjykata ka konstatuar se ndonëse s’mund të përjashtohet plotësisht, Prokuroria s’ka arritur të dëshmojë mjaftueshëm që ekziston një mundësi reale dhe e besueshme që Hashim Thaçi do të arratiset në rast se lirohet.
“Paneli konstaton se, ndërsa rreziku i arratisjes nuk mund të përjashtohet kurrë plotësisht, Paneli konsideron se Prokuroria Speciale nuk ka arritur të vërtetojë pretendimin e saj për një ‘mundësi mjaftueshëm reale’ që i akuzuari të arratiset nëse lirohet bazuar në fazën e procedurave”, është thënë në dokumentin e Gjykatës Speciale të publikuar me datën 13 prill 2026.
Megjithatë, gjykata ia ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit meqë ka konstatuar se ekziston rreziku për pengim të përparimit të procedurave të Gjykatës Speciale dhe kryerje të veprave të tjera.

Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali