18 Korrik 2025
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë shfrytëzuar gjithsej 420.228 hektarë tokë bujqësore, që paraqet një rënie prej 456 hektarësh krahasuar me vitin paraprak.
Pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqeje i përket livadheve dhe kullosave (duke përfshirë edhe tokën e përbashkët), me gjithsej 216.534 hektarë ose 51.5% të sipërfaqes së përgjithshme të shfrytëzuar. Rënia në këtë kategori, sipas ASK-së, lidhet me zvogëlimin e numrit të blegtorisë.
Tokat e punueshme – arat përbënin 44.9% të sipërfaqes, ndërsa kopshtet zinin vetëm 0.22%. Nga gjithsej 188.795 hektarë tokë e punueshme, pjesa më e madhe ishte e mbjellë me: drithëra (125.274 ha), bimë foragjere (37.117 ha), perime (9.827 ha), patate (3.806 ha), bishtajore (2.929 ha), bimë industriale (1.689 ha) dhe kultura të tjera (2.633 ha). Tokat djerrina përbënin rreth 3.4%.
Sipërfaqja e ujitur të paktën një herë gjatë vitit ishte 34.070 hektarë, ndërsa ajo e trajtuar me pesticide ishte 122.570 hektarë.
Në sektorin e blegtorisë, numri i deleve gjatë vitit 2024 arriti në 211.220, që paraqet një rritje të lehtë në krahasim me vitin 2023 (207.123 dele).
ASK ka publikuar në këtë raport të dhëna përmbledhëse për: shfrytëzimin e tokës bujqësore, prodhimin bimor, inputet bujqësore (plehërat, pesticidet), blegtorinë dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari