Prishtinë, 18 Korrik 2025
Prishtinë – Prokuroria Speciale e Kosovës kërkon paraburgim për policin e dyshuar për spiunazh.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë caktimin e një muaji paraburgim ndaj policit Bojan Jevtiq, i dyshuar për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje. Seanca dëgjimore mbahet sot në orën 13:00.
Sipas prokurorit Bekim Kodraliu, Jevtiq dyshohet se ishte i rekrutuar nga Shërbimi Sekret Serb (BIA) dhe i ka ofruar atij informata të ndjeshme për institucionet e sigurisë, përfshirë lëvizjet dhe planet operacionale të Policisë së Kosovës. Në kërkesë thuhet se ai i ka dërguar BIA-s planin policor “Shënjestër”, hartuar pas sulmit në Banjskë, përmes zyrtarit Sasha Çiric, i njohur si “Çira”.
Jevtiq dyshohet gjithashtu se i ka mundësuar këtij zyrtari qasje në kompjuterin zyrtar, duke rrezikuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues. Në shtëpinë e tij u gjetën armë, përfshirë një revole “Zastava” me 90 fishekë, pajisje elektronike, dokumente konfidenciale dhe shuma parash të padeklaruara: 10.000 euro, 2 milionë dinarë serbë dhe 600 franga zvicerane.
Dyshimet ndaj tij mbështeten në kallëzimin penal të IPK-së, masat e veçanta hetimore dhe provat materiale të sekuestruara, ku përfshihen plane operative, pajisje elektronike, telefona dhe një CD me mbishkrimin “Ero W7X31” për eliminimin e fjalëkalimeve. Raportet e AKI-së dhe komunikimet e dyshuara me zyrtarë të BIA-s e përforcojnë këtë dyshim.
Prokuroria thekson se ekziston rrezik real për arratisje, ndikim në dëshmitarë dhe përsëritje të veprës penale, prandaj paraburgimi shihet si masa e vetme e përshtatshme. Jevtiqi, ish-shef i operativës në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, tashmë është i suspenduar me rekomandim të IPK-së. Ai u arrestua një ditë më parë gjatë një operacioni të përbashkët të Prokurorisë, IPK-së dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve