Prishtinë, 18 korrik 2025
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Bojan Jevtiqit, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili dyshohet për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit është aprovuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, me arsyetimin se ekziston rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë dhe përsëritjes së veprës penale.
“Veprat për të cilat dyshohet i pandehuri janë të një rrezikshmërie të lartë dhe cenojnë sigurinë kombëtare, jetën e zyrtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Gjykata vlerësoi se çdo masë tjetër përveç paraburgimit do të ishte e pamjaftueshme për të siguruar rrjedhën normale të procedurës penale dhe për të parandaluar përsëritjen e veprave të ngjashme.
Palët e pakënaqura me vendimin kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit