Prishtinë, 14 prill 2026 08:12
Eric Wendt, nga Kalifornia, është nominuar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.
Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë. Nëse kalon votimin në senat, Eric Wendt do të jetë pasardhësi i ambasadores Yuri Kim, e cila u largua nga Shqipëria në vitin 2023. Dy vite më parë, “dështoi” emërimi i diplomatit David J. Kostelancik për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, pasi nuk u vota nga disa senatorë republikanë. Edhe një senator i vetëm mund të bllokojë një emërim.
Bllokimet e kandidaturave që kanë nevojë konfirmimi nga Senati janë një praktikë e zakonshme e betejës politike në Uashington, shkruan TCh.
Wendt ka shërbyer si oficer aktiv në Ushtrinë Amerikane që nga viti 1986. Që nga viti 1991 është pjesë e forcave speciale si “Green Beret”, duke ndërtuar një profil të fortë si oficer i operacioneve speciale.
Pas sulmeve të 11 shtatorit, ai ka marrë pjesë në disa misione të rëndësishme ndërkombëtare. Ka shërbyer në Indonezi si drejtues ekipi për Komandën e Paqësorit të SHBA-së, si dhe në disa operacione ushtarake, përfshirë operacionin “Liria e Qëndrueshme” në Filipine, operacionin “Liria e Irakut” në Irak dhe operacionin “Liria e Qëndrueshme” në Afganistan.
Përveç detyrave të shumta në struktura drejtuese, ai ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme, përfshirë rolin si ndihmës ushtarak kryesor i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes. Wendt ka komanduar në të gjitha nivelet e forcave speciale, nga njësitë operative të vogla deri te komandat e mëdha rajonale të operacioneve speciale.

Serbia nën kritika për financimin e Kosovës dhe pengimin e projekteve shqiptare në Luginë
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Dokumentacioni kadastral mbetet i pakthyer, Kurti: Serbia nuk e respektoi marrëveshjen
Konjufca: Sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc treguan kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës
Kuçi: Fushata elektorale në Serbi po normalizon ambientin politik armiqësor ndaj Kosovës
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë
Protesta në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë, 21 persona marrin ndihmë mjekësore
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese