Prishtinë, 14 prill 2026 08:05
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se në Samitin e IV të Diasporës që po mbahet në Tiranë, do të ngrejë çështjen e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga Serbia.
Ajo është shprehur e nderuar që po e përfaqëson komunën e Preshevës në hapjen e Samitit të IV të Diasporës që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në këtë ngjarje të rëndësishme mbarëshqiptare, në ceremoninë e hapjes ajo u mirëprit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Në mesin e shumë figurave e personaliteteve të jetës publike e politike në trojet shqiptare, pata nderin të takoj edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi si dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha”, tha ajo.
Në këtë Samit tre ditor me pjesëmarrjen e përfaqësuesve shqiptar politik e institucional nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e diaspora, në cilësinë e kryetares së Komunës, Sinani tha se do të jetë pjesë e njërit nga 18 panelet që janë paraparë të mbahen.
“Do të jetë përgjegjësi e madhe, sepse në këtë Samit do të përfaqësoj një hapësirë që në hartë mund të jetë shumë e vogël, por që ka peshën më të madhe historike, kombëtare nga të gjitha trojet shqipfolëse. Diskriminimin që po i bëhet nga Beogradi, e i cili tashmë po i vjen Luginës në heshtje, gjatë këtij Samiti do ta rikthej në forcë të përbashkët”, tha ajo.
Këtë diskriminim të heshtur, sipas saj, gjatë këtij Samiti, me ide e hapa konkret, do të kërkoj ta kthejmë në forcë të zhurmshme.
“Lugina e Preshevës, e shtypur dhe diskriminuar, është aktualisht plaga më e madhe për të gjithë shqiptarinë”, ka shkruar Sinani.

Kryediplomati shqiptar viziton Kosovën, takohet me krerët institucionalë
Tri partitë shqiptare në Mal të Zi bashkohen në Forumin Shqiptar
Serbia synon ta minojë demokracinë në Kosovë dhe ta kontrollojë votën e serbëve përmes Listës Serbe
Milanoviq e demanton Vuçiqin për Aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci
Stradner: Vizita e kongresistëve, hap për riafirmimin e angazhimit të SHBA-së për paqe në rajon
Partitë shqiptare në Mal të Zi drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik
Premtime për ekonomi, paga dhe zhvillim – çfarë po ofrojnë LVV, PDK, LDK dhe AAK në zgjedhjet e 7 qershorit?
PSG kampion i Evropës për vitin e dytë rresht