Prishtinë, 12 prill 2026 10:05
Në një takim të zhvilluar me përfaqësues të Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK), ku u diskutua për zhvillimet aktuale në fushën e teknologjisë dhe digjitalizimit në vend, ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, tha se ministri që drejton synon përmirësimin e shërbimeve publike përmes inovacionit digjital.
Gjatë këtij takimi, u prezantuan prioritetet kryesore institucionale, të cilat përfshijnë avancimin e shërbimeve digjitale, ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme të të dhënave dhe hartimin e politikave që synojnë forcimin e sigurisë dhe sovranitetit digjital. Këto objektiva konsiderohen thelbësore për modernizimin e administratës dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike.
Po ashtu, në fokus të diskutimit ishte ndërtimi i kornizës kombëtare të interoperabilitetit, në përputhje me standardet evropiane, e cila pritet të mundësojë shkëmbimin më efikas të të dhënave ndërmjet institucioneve. Në këtë kontekst, u theksua roli i zgjidhjeve me kod të hapur si një faktor kyç për rritjen e transparencës, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemeve publike.
Përfaqësuesit institucionalë shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me FLOSSK dhe komunitetin e teknologjisë, veçanërisht në promovimin dhe përdorimin e zgjidhjeve Open Source, si dhe në hartimin e politikave sa më gjithëpërfshirëse për zhvillimin digjital të vendit.
Në përmbyllje, të dyja palët rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për avancimin e politikave që mbështesin teknologjitë e hapura dhe zhvillimin e qëndrueshëm digjital, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të thellë në ekosistemin evropian të teknologjisë.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante