Prishtinë, 11 prill 2026 21:36
Një hap i ri drejt forcimit të lidhjeve të Kosovës me shtetet evropiane është shënuar me përurimin e linjës së re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, e cila u inaugurua në Aeroportin “Wolfgang Amadeus Mozart” në Salzburg.
Linja e re direkte, e operuar nga kompania ajrore GP Aviation, do të realizojë dy fluturime në javë, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Ky zhvillim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në afrimin e mërgatës shqiptare me vendlindjen, si dhe në rritjen e shkëmbimeve kulturore, ekonomike dhe turistike.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, i cili ishte i ftuar nderi. Të pranishëm ishin gjithashtu Drejtoresha Ekzekutive e aeroportit, Bettina Ganghofer, dhe Përgjegjësja për Marketing, Isabella Laimer.
Me hapjen e kësaj linje, Salzburgu bëhet qyteti i dytë në Austri, pas Vjenës, që lidhet drejtpërdrejt me Kosovën përmes fluturimeve ajrore. Ky zgjerim i rrjetit ajror konsiderohet një tregues i qartë i thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe një prej vendeve kyçe të Bashkimit Evropian.
Zyrtarët e pranishëm vlerësuan se lidhjet e drejtpërdrejta ajrore jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, por gjithashtu shërbejnë si urë e rëndësishme për integrimin më të madh të Kosovës në hapësirën evropiane. Hapja e linjës Prishtinë–Salzburg shihet si një tjetër dëshmi e përpjekjeve për ta afruar vendin me tregun dhe institucionet evropiane, duke forcuar njëkohësisht partneritetet dypalëshe në fusha të ndryshme.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin