Prishtinë 11 Prill 2026. 13:19
Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë.
Sipas mediave lokale, ai ishte përplasur me një kamion, ndërsa bëhet e ditur se përplasja ishte aq e madhe sa që shoferi mbeti brenda në veturë dhe është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë atë.
Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes, ndërsa janë lajmëruar edhe familjarët e tij për rastin e rëndë.
Si erdhi deri te ky aksident?
Media austriake “orf” njoftoi se i riu nga Kosova, që jetonte në Eferding, ishte duke rrugët për në punë pak pas orës 7:00 mëngjesin e së shtunës.
Për arsye ende të panjohura, ai ka dalë në shiritin e kundërt të rrugës, siç kanë thënë shoferët tjerë.
Kamioni me të cilin u ndesh i riu nga Kosova po drejtohej nga një 63-vjeçar. Makinat u ndeshën përballë me njëra-tjetrën dhe u rrokullisën.
Goditja ishte aq e madhe sa shoferi i ri mbeti i ngujuar në makinën e shkatërruar dhe pësoi lëndime të rënda.
Një mjek rastisi aty pranë dhe menjëherë ofroi ndihmën e parë. Më pas erdhën edhe zjarrfikësit e Brigadës Polsing dhe Alkoven. Ata e nxorën kosovarin e lënduar rëndë nga rrënojat. Megjithatë, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq në vend të ngjarjes.
Një kushëri i viktimës nga aksidenti fatal arriti me shpejtësi në vend të ngjarjes, i cili edhe e informoi babanë e 19-vjeçarit për rastin tragjik.
Anëtarët e familjes pranuan kujdes psikologjik.
Shoferi i kamionit përjetoi tronditje.

U godit nga vetura, vdes këmbësori në Llabjan të Novobërdës
Vrasje në Prizren: 14-vjeçari ndërron jetë pas therjes me thikë
Vdes në QKUK 26-vjeçari, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë
Mbytet 20-vjeçari nga Kosova në liqenin e Komanit
Një tjetër vrasje e rëndë, gruaja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren
Vdes në QKUK këmbësori i goditur nga vetura në rrugën Podujevë–Prishtinë
Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës
Laura e argjendtë – medalja e pestë për Kosovën
58 të vdekur në trafik për shtatë muaj, mbi 12 mijë aksidente
Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut