Prishtinë 11 Prill 2026. 11:26
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë të premten në mbrëmje në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar për KALLXO.com se rasti fillimisht ishte cilësuar si tentim vrasje. I dyshuari V. K. (32-vjeçar), mashkull, kosovar sipas zëdhënësit të policisë ka vdekur mëngjesin e së shtunës, më 11.04.2026.
Sipas forcave të rendit, të premten rreth orës 22:00 një person fillimisht dyshohet se ka plagosur të dashurën e tij dhe më pas ka qëlluar veten. Ata fillimisht u dërguan për tretman mjekësor në Ferizaj e pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Më 10.04.2026, rreth orës 22:00, është raportuar rasti ku kanë mbetur të plagosur dy persona: L. U. (24-vjeçare), femër, kosovare, dhe V. K. (32-vjeçar), mashkull, kosovar. Viktima e rastit, L. U., pasi ka pranuar ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku ndodhet ende nën përkujdesjen e mjekëve” – ka thënë Kanun Veseli.
“Ndërsa personi V. K., i cili në këtë rast ishte në cilësinë e të dyshuarit dhe po trajtohej në QKUK në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra, më 11.04.2026, rreth orës 04:05, sipas informatës së pranuar nga QKUK në Prishtinë, ka ndërruar jetë” – thuhet tutje në deklarimin e Veselit

Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Vritet një person në Gjilan
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Serbia nën kritika për financimin e Kosovës dhe pengimin e projekteve shqiptare në Luginë
Protesta në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë, 21 persona marrin ndihmë mjekësore
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit