Prishtinë 11 Prill 2026 13:06
Pesë punëtorë shqiptarë janë larguar nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut. Njëri prej tyre, Festim Beqiri, i cili ka rrëfyer për KosovaPress lidhur me këtë vendim, duke e cilësuar si të padrejtë dhe të motivuar në baza etnike.
“Shkarkimi ka ndodhur për 15 minuta në një mbledhje dhe për 15 minuta jemi shkarkuar 5 shqiptarë. Mbledhja është mbajtur në komunë ku ka qenë e ftuar prej nënkryetares Adriana Haxhiq bashkë me Drejtorin e DKRS-së, Vladimir Simiq, ku prezent ka qenë edhe një përkthyese për bisedën, ne kemi menduar që është për bisedim të punës por na kanë thirr secilin vetmas në zyre dhe secili veçmas na kanë larguar me pretendimin që palestra nuk po mbahet mirë, nuk po mirëmbahen zhveshtoret, kati i dytë nuk po mirëmbahet mirë e kështu me radhë, kinse edhe mos respektimi i prindërve të fëmijëve që po vijnë këtu me lu në palestër, ku secili prej nesh e dinë edhe gjuhën serbe edhe aq sa dimë i përshëndesim edhe në gjuhën e tyre që është dytësore” – tha Beqiri.
Ai shtoi se vendimi për largim është marrë para përfundimit të periudhës provuese, duke e konsideruar si shkelje të kontratës së punës.
“Me 16 ka pas me përfunduar ajo prova provuese për punën që e kemi bërë këtu, në dokumente ka shënuar kontratë e përhershme në kllapa provë provuese për gjashtë muaj që është dashur me qenë 16 e jo sot, kështu që sot jemi dalë dhe nuk është aspak e drejtë se as nuk është koha e saj për me u testu për me u vlerësuar si punëtorë që jena kanë” – ka thënë ai.
Lexo po ashtu
Beqiri gjithashtu ka ngritur shqetësime për trajtimin e komunitetit shqiptar në këtë hapësirë sportive, duke pretenduar se qasja ka qenë e pabarabartë.
KosovaPress ka dërguar pyetje në Komunën e Mitrovicës së Veriut për sqarime lidhur me këtë vendim, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Pas marrjes së detyrës nga kryetarë serbë në katër komunat veriore, largimi dhe shkarkimi nga pozitat e punës për shqiptarë ka ndodhur edhe në Komunën e Zveçanit.

Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë
Krerët e shtetit bëjnë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë
26 Korriku, dita kushtuar policëve që sakrifikuan jetën për Kosovën
Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale
Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Trump urdhëron ushtrinë amerikane të pezullojë sulmet ndaj Iranit, raportojnë mediat amerikane