Prishtinë 11 Prill 2026 9:42
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllim të thellë me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke theksuar kontributin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës gjatë periudhave vendimtare të historisë së saj.
Në një mesazh të publikuar në platformën X, Kurti vlerësoi Engel si një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin amerikan kundër fushatës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe krimeve të kryera në Kosovë. Ai theksoi se Engel ishte ndër të parët që kërkoi ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, si dhe mbështeti fuqishëm pavarësinë e vendit.
“Eliot Engel ishte përkujtuar prej kohësh në Kosovë, para se bulevardi në qytetin e Pejës të mbante emrin e tij, përmes zërit të tij të fuqishëm në Kongresin amerikan, ku ai ishte ndër anëtarët e parë dhe më të vendosur që dënuan fushatën gjenocidale të Millosheviqit.
Kurti shtoi se Engel kishte paralajmëruar edhe për ndikimin keqdashës të Rusisë në Evropë dhe kishte qenë një mbështetës i vazhdueshëm i demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
“Ne e pranojmë me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen e tij nga jeta, por edhe me mirënjohje të përhershme për shërbimin e tij,” u shpreh Kurti, duke theksuar se Engel do të mbetet i paharruar si shembull i shërbimit publik dhe i ndikimit pozitiv në mbrojtje të jetës dhe demokracisë.
Albin Kurti e përmbylli mesazhin duke e cilësuar Engel si një figurë që do të jetojë gjatë në kujtesën kolektive të Kosovës për kontributin e tij historik.
Ish-kongresisti amerikan dhe mbështetësi i Kosovës, Eliot Engell, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ai ka qenë mbledhësi kryesor i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante