Prishtinë, 08.04.2026 19:53
Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka përfunduar procesi i intervistimit të 22 kandidatëve për dy pozita të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, me këtë rast u rekomanduan gjashtë kandidatë për t’u votuar në Kuvend. Pas përfundimit të intervistimit, Komisioni me rastin e poentimit vendosi t’i rekomandojë Kuvendit për votim listën prej gjashtë kandidatëve të suksesshëm si më poshtë.

Komisioni posaçëm me këtë përbërje: Vigan Qorrolli- kryetar i Komisionit, Arbërie Nagavci- deputete e LVV-së, Arian Tahiri- deputet i PDK-së, Armend Zemaj- deputet i LDK-së, Sllavko Simiq- deputet i LS-së, Besnik Tahiri-deputet i AAK-së, Artan Asllani- deputet i Grupit Parlamentar muiltietnik, kishte konstatuar se 25 kandidatë i plotësojnë kushtet formale për kandidim.
Po ashtu, pjesë e komisionit ishin Arjeta Sadiku- zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Safet Hoxha nga Gjykata Kushtetuese.
Avokati i Popullit Naim Qelaj edhe pse ishte anëtar Komisioni, kishte munguar në shqyrtimin e aplikacioneve por edhe atë të intervistimit të kandidatëve.
Kujtojmë se në total kishin aplikuar 25 kandidatë dhe atë: Vigan Rogova, Zahir Qerkini, Besart Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkader Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Shabi Idrizi, Shpresa Emra, Valbona Shala-Thaçi, Suzana Gashi, Ardita Haxhnikaj-Demi, Novitet Nezaj, Alban Muriqi, Emine Abdyli-Pozhari, Nazmije Krasniqi- Jusufi, Perparim Kalo, Riza Krasniqi, Flamur Mrasori, Jorida Xhafaj, Islam Sllamniku dhe Bahrie Zaçaj.
Në procesin e intervistimit që u mbajt më 7 dhe 8 prill u paraqitën 22 kandidatë, duke u tërhequr nga gara: Rafet Haxhaj, Nazmije Krasniqi-Jusufi dhe Riza Krasniqi. Në fund, për votim i rekomanduan gjashtë kandidatë.

Sheholli mbante shënime edhe për infrastrukturën kritike të Kosovës, përfshirë Ujmanin
Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Fatmir Sheholli
Plani për ndërhyrje në zgjedhje, zbulohen bisedat e Fatmir Shehollit me drejtorin e BIA-s
BE-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian
Gjykata cakton më 15 shtator seancën për 53 të akuzuarit për krime lufte
Sveçla pret në takim shefin e ri të EULEX-it, flasin për zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok
Kamberi kritikon Vuçiqin për gjuhën antishqiptare: “A është fyerja ndaj shqiptarëve parakusht për punësim në BIA?”
Hapi i radhës drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve në Gjakovë