Prishtinë 08 Prill 2026 15:05
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka publikuar një video gjatë vizitës së sotme në veri të Kosovës.
“14 vite më parë, nga një sulm terrorist, në banesën e tij te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës u vra Selver Haradinaj. Gjatë vizitës sot te familja Haradinaj evokuam momente të asaj dite tragjike që me eksplozivin e vendosur pranë dritares qëllim ishte shfarosja e gjithë familjes Haradinaj. Për mbi 20 vjet familjet shqiptare në këtë pjesë të vendit kanë bashkëjetuar çdo ditë me vdekjen. Secila dalje në qytet ka qenë pa garanci për kthim të gjallë në shtëpi nga rreziku i strukturave kriminale që kontrollin gjithë atë zonë.
Por, këto banda kriminale tash janë shpartalluar e normaliteti po kthehet gjithnjë e më shumë.
Në këtë drejtim, sot në këtë përvjetor, përuruam objektin e ri të Administratës Tatimore të Kosovës në në veri të Mitrovicës, institucion ky ku do t’i marrin shërbimet të gjithë qytetarët nga komunat e regjionit të Mitrovicës”, ka shkruar Kurti.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici