Prishtinë 08 Prill 2026 14:18
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, të mërkurën ka pritur në takim deputetin shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, si dhe kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me një delegacion nga Lugina.
Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës për Luginën në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, kulturën dhe funksionimin institucional.
Në fokus të bisedimeve ka qenë edhe përkrahja për studentët dhe specializantët nga kjo zonë.
Sipas saj, pjesë e diskutimit ka qenë edhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe roli i Kuvendit të Kosovës në adresimin e sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Çështjet si pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë, gjuha e urrejtjes dhe pengimi i fondeve vazhdojnë të mbeten shqetësime të serioze”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo ka theksuar se palët janë dakorduar për të vazhduar angazhimin institucional me qëllim adresimin e këtyre sfidave dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës./

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici