Prishtinë, 07.04.2026 17:50
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e fundit për statistikat e hotelerisë, duke treguar rritje të numrit të vizitorëve gjatë muajit shkurt 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas raportit, në shkurt 2026, numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotele arriti në 56 644, prej të cilëve 24 416 ishin vizitorë vendorë dhe 32 228 vizitorë të huaj.
Krahasuar me shkurtin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 51 795 vizitorë, kjo paraqet një rritje prej 9,4 për qind.
Edhe numri i net-qëndrimeve ka shënuar rritje, duke arritur në 112 367. Nga këto, 60 513 ose 53,8 për qind janë realizuar nga vizitorët e huaj, ndërsa 51 854 ose 46,1 për qind nga vizitorët vendorë.
Rritje më e theksuar është evidentuar te vizitorët e huaj, të cilët janë shtuar për 16,1 për qind krahasuar me shkurtin e vitit 2025. Në total, gjatë këtij muaji janë regjistruar 32 228 vizitorë ndërkombëtarë, ku numri më i madh vjen nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.
Të dhënat sugjerojnë një trend pozitiv në sektorin e hotelerisë në Kosovë, duke reflektuar rritjen e interesimit si nga vizitorët vendorë ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë.

I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Arrestohen tre persona për krim të organizuar, sekuestrohet pasuri mbi një milion euro
Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%
Studentët në Shqipëri themelojnë parti të re politike, quhet “Të Bashkuar për Shqipërinë”
Kamberi dhe Mehmeti propozohen në komisionet parlamentare të Kuvendit të Serbisë