Prishtinë, 07.04.2026 14:47
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e rrugës në fshatin Carralevë të Shtimes, një segment që kishte pësuar dëmtime si pasojë e rrëshqitjes së trupit të rrugës.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e përgjithshme arrin në 242,394.78 euro.
Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bëhet e ditur se ndërhyrja përfshin stabilizimin dhe rregullimin e rrëshqitjes së trupit të rrugës, me qëllim rikthimin e sigurisë për qarkullim në këtë zonë.
“Ky intervenim do ta rikthejë sigurinë dhe stabilitetin e plotë në këtë pjesë të rrugës”, ka deklaruar ministri Basha, duke theksuar se institucioni që ai drejton mbetet i përkushtuar për reagim të shpejtë dhe përmirësim të vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në vend.

Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
Lista Serbe merret me fushatën zgjedhore në serbi, ndërsa projektet kapitale në veri presin
Vuçiq dhe Radoiçiq në të njëjtën skenë politike, fotografia e lidhjeve mes pushtetit dhe krimit
Vritet një person në Gjilan