Prishtinë 07 Prill 2026. 11:43
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, dhe Avokati i Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani, kanë zhvilluar takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, raporton Ekonomia Online.
Ky takim është realizuar në kuadër të vizitës zyrtare të Avokatit të Popullit Endrit Shabani, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.
Me këtë rast, Haxhiu ka folur disa fjalë edhe për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Haxhiu ka thënë se do të mundohet të ndihmojë në këtë proces.
“Tashmë takimet po vazhdojnë, ka pasur edhe dje takim, do të ketë edhe ditëve në vijim. Unë jam shumë e hapur që me iu ndihmu nëse mundem në këtë drejtim”, ka thënë ajo.
Gjatë kësaj vizite, Qelaj dhe Shabani pritet të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues të tjerë institucionalë në Kosovë.
Dy homologët do të takohen gjatë ditës edhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nexhmi Rexhepi.

Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
Lista Serbe merret me fushatën zgjedhore në serbi, ndërsa projektet kapitale në veri presin
Vuçiq dhe Radoiçiq në të njëjtën skenë politike, fotografia e lidhjeve mes pushtetit dhe krimit