Prishtinë 07 Prill 2026. 9:38
Dezinformatat e kanë ulur vaksinimin kundër fruthit tek fëmijët.
Kjo ka bërë që diku 5 mijë fëmijë në Kosovë të mos vaksinohen në kohë.
Shpesh vaksina kundër fruthit është ndërlidhur me ndikimin në autizëm.
Por, kjo u mohua nga infektologu Izet Sadiku.
Sadiku shpjegoi se nga kanë ardhur informacionet e gabuara.
“Në këtë çështje kanë ndikuar edhe rrjetet sociale ku janë të pakontrollueshme, ku secili mund të jap mendimet e veta. Kjo problematikë ka filluar në vitin 1998-të, ku një grup mjekësh ka konstatuar se ka lidhshmëri me autizmin, por që ka dal që është gabim hulumtimi dhe është tërhequr nga revista ai hulumtim dhe atij mjekut i është marrë licenca dhe ai kurrë s’ka punuar si mjek”, deklaroi ai.
I njëjtit mendim, që vaksina kundër fruthit nuk ndikon në autizëm ishte edhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, Ilir Alimehmeti.
“Në 98-tën kur doli ky studim i bërë me vetëm 12 fëmijë patjetër që ngriti flamurin e kuq dhe gjithë botën kërkimore e ngriti në alarm, sepse ne kur shohim diçka të tillë hidhemi për të bërë kërkimet përkatëse. Dhe shumë shpejt u vu re nga një studim i madh me 650 mijë fëmijë në Danimarkë që nuk kishte asnjë lidhje, u bë tjetër studim me 535 mijë fëmijë në Finlandë, nuk u gjet asnjë lidhje. U bë një tjetër me 100 mijë fëmijë në ShBA, nuk u gjet asnjë lidhje. Nëse vaksina për fruthin do të kishte qenë shkak për fruthin, siç po e shihni vaksinimi ka rënë ndër vite, dhe nëse vaksina do të ishte shkak i autizmit edhe autizmi do të kishte rënë”, theksoi profesori Alimehmeti në Klan Kosova.
E producentja e Programit të Mëngjesit në Klan Kosova Artiana Matoshi, ngriti alarmin për pasojën e mosvaksinimit.
“Në Bangladesh për një kohë të shkurtër kanë vdekur 100 fëmijë kanë vdekur nga fruthi si shkak i mosvaksinimit”, deklaroi Matoshi.
Ajo shtoi se mediat në Kosovë lidhur me këtë temë janë munduar që të mos hyjnë në teori konspirative, por që kjo u devijua nga rrjetet sociale.

Sheholli mbante shënime edhe për infrastrukturën kritike të Kosovës, përfshirë Ujmanin
Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Fatmir Sheholli
Plani për ndërhyrje në zgjedhje, zbulohen bisedat e Fatmir Shehollit me drejtorin e BIA-s
BE-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian
Gjykata cakton më 15 shtator seancën për 53 të akuzuarit për krime lufte
Sveçla pret në takim shefin e ri të EULEX-it, flasin për zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok
Kamberi kritikon Vuçiqin për gjuhën antishqiptare: “A është fyerja ndaj shqiptarëve parakusht për punësim në BIA?”
Hapi i radhës drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve në Gjakovë