Prishtinë 04 Prill 2026 15:40
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar sot se të premten ka nënshkruar vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të konkurrencës në vend.
Kusari-Lila ka njoftuar se vendimi është marrë më 03.04.2026, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi, sot më 04 Prill 2026.
Sipas vendimit në fuqi dhe sipas të dhënave aktuale, Kusari-Lila thotë se nafta ka hyrë në doganë me çmim prej 1.77 euro për litër, ndërsa me akcizë dhe TVSH mund të shitet jo më shumë se 1.91 euro për litër.
Derisa benzina ka hyrë në doganë me 1.30 euro për litër, ndërsa në tregun vendor mund të shitet jo më shumë se 1.44 euro për litër.
“Me këtë vendim marzha e përcaktuar tregtare maksimale të lejuar mbetet si në vijim:Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër. Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër.Ky vendim parashikon mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe koordinim të ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës”, ka shkruar ajo.
Në fund Kusari-Lila ka thënë se u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që ta respektojnë këtë vendim.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici