Prishtinë 04 Prill 2026 14:29
Në Prishtinë u hap ekspozita me titull “Artistët në hap me luftëtarët”, një ngjarje që bashkon krijuesit vendorë duke kthyer artin në një mjet proteste kundër procesit gjyqësor në Hagë dhe në shenjë solidariteti me çlirimtarët.
Kjo ekspozitë organizohet pikërisht në një datë simbolike, në përvjetorin e fillimit të procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Përmes kësaj nisme, artistët shprehin mbështetjen e tyre për luftëtarët që po gjykohen, duke shndrruar artin në thirrje për drejtësi.
Veton Gusia nga shoqata “Artistët për Artistë” tha se kjo ekspozitë është pakënaqësi ndaj gjykimit të tyre.
“Jemi mbledhur për të shprehur një pakënaqësi lidhur me gjykimin e ushtarëve tanë dhe po na duket se, në të njëjtën kohë, po gjykohen edhe të gjitha vuajtjet tona”, tha ai.
Artisti Musë Prevulaj tha se kjo ekspozitë është edhe një reagim ndaj gjykimit të tyre.
“Është ekspozitë e revoltës, sepse sot është përvjetori i gjykimit të padrejtë për ish-çlirimtarët e Kosovës. Po gjykohen edhe të rënët, edhe të plagosurit, dhe njerëzit aktivë në politikën shqiptare që ishin pjesëmarrës në luftën në Kosovë,” ka thënë ai.
Përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, u shpreh se artistët kanë qenë pararojë e ruajtjes së vlerave tona dhe kjo ekspozitë përcjell të njëjtin mesazh.
Edhe artistët e rinj shpresojnë se një ditë, ata do ta fitojnë betejën me drejtësinë.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për ne dhe unë kam vendosur ta pikturoj Hashim Thaçin. Shpresoj që një ditë ai, bashkë me krerët e tjerë, të kthehen faqebardhë,” u shpreh piktorja Diellza Gashi.
Në këtë ekspozitë dominuan ngjyrat dhe figurat kombëtare që kontribuan për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici