Prishtinë 04 Prill 2026. 10:18
Pesë projektligje kyçe në kuadër të reformës në drejtësi janë të hapura për konsultim publik. Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, fton profesionistët, studiuesit, gjyqtarët, prokurorët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarët të dërgojnë komentet e tyre brenda 15 ditëve pune, me qëllim rritjen e llogaridhënies dhe forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Projektligjet mund t’i gjeni në linket e mëposhtme:
Projektligji për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Akademinë e Drejtësisë
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës
Ministrja Gërvalla fton profesionistët e drejtësisë, studiuesit, profesorët, gjyqtarët, prokurorët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediat, si dhe gjithë të interesuarit të dërgojnë komentet e tyre me shkrim brenda 15 ditëve pune.
Ajo thekson se këto ligje rrisin llogaridhënien, përmirësojnë vlerësimin dhe kontrollin e punës së profesionistëve të drejtësisë, si dhe forcojnë institucionet e sistemit të drejtësisë, përfshirë Akademinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor.
“Shteti ligjor, i barabartë dhe i drejtë për të gjithë, ndërtohet, forcohet dhe mbrohet nga të gjithë ne së bashku”, tha ministrja Gërvalla.
Çdo koment apo propozim i pranuar brenda afatit do të trajtohet me vëmendje nga grupi punues për konsolidimin përfundimtar të projektligjeve.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici