Prishtinë, 03.04.2026 11:40
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë grumbullimin e informatave lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të kompanisë KEDS, të cilët dyshohet se nuk matin saktë energjinë e shpenzuar, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell Veritasinfo.
Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ekziston dyshimi se përmes këtyre parregullsive mund të jetë kryer vepra penale “Mashtrimi”, e paraparë me nenin 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në kuadër të hetimeve, Prokurori i Shtetit ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sigurimit të provave shtesë.
Këto veprime përfshijnë edhe trajtimin e mundshëm të përgjegjësisë së zyrtarëve të KEDS-it në këtë rast.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore, duke synuar garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici