Prishtinë 03 Prill 2026 11:07
Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin për Shtetësinë e Kosovës, i cili synon lehtësimin e procedurave për rikthimin e shtetësisë, veçanërisht për diasporën.
Projektligji u prezantua nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili theksoi se kjo nismë përfaqëson një hap drejt përafrimit të legjislacionit të Kosovës me standardet ndërkombëtare.
“Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes këtij projektligji realizojmë premtimin për lehtësimin maksimal të procesit të rikthimit të shtetësisë për diasporën, të cilëve, për shkak të kufizimeve në shtetet ku jetojnë, iu është dashur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”, deklaroi Sveçla.
Sipas tij, ndryshimet e propozuara do të krijojnë kushte më të favorshme për bashkatdhetarët që dëshirojnë të rikthejnë shtetësinë e Kosovës.
Projektligji është miratuar nga kabineti qeveritar pa asnjë votë kundër.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici