Prishtinë 01 Prill 2026. 17:36
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.Osmani ka thënë se synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese dhe shfarosja e popullit shqiptar.
“Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese dhe shfarosja e popullit shqiptar. Secili nga këta të vrarë është pjesë e historisë së Kosovës, e përpjekjes për liri dhe shtet. Sikurse në shumë masakra të tjera edhe në këtë rast drejtësia po vonohet. Vendosja e drejtësisë jo vetëm për këtë rast, por për të gjitha masakrat që u kryen në Kosovë është përkushtim i yni i vazhdueshëm sepse paqja afatgjatë është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan

Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%
Një muaj pas aksidentit në Gjakovë, e mitura ndërron jetë
Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për apelimin e dënimit prej 17 muajsh
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës