Prishtinë, 01.04.2026 11:53
KEDS ka nisur vendosjen e matësve të rinj të shpenzimit të energjisë elektrike, pas bujës së madhe që bëri pasaktësia në kalkulimin e njehsorëve.
Në disa lagje të kryeqytetit, ekipet e KEDS-it kanë nisur punën e zëvendësimit të matësve, shkruan IndeksOnline.
Çeshtja e aktualizuar tash e disa ditë u ndoq me shqetësim edhe nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Në një njoftim zyrtar, MINTI pohoi dje se ka themeluar një komision të posaçëm për këtë çështje.
“Me qëllim të garantimit të transparencës, korrektësisë dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve, dhe duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, në kuadër të përgjegjësive të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, me datë 31.03.2026, është themeluar një komision i posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë.
MINTI e njofton opinionin publik se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët lidhur me dyshime për keq llogaritje të njehsorëve.
Megjithatë, duke filluar nga data 01.04.2026 (e mërkurë), komisioni do të dalë në terren për të verifikuar njehsorët elektrikë të çdo konsumatori që paraqet ankesë” deklaroi dje MINTI.

Komisioni për të Zhdukurit: Çdo rezultat është një hap drejt së vërtetës për familjet
Kosova forcon kontrollin në turizëm, nuk tolerohen udhërrëfyesit pa licencë
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga Serbia bashkëpunim të plotë me institucionet kosovare për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren
Krehiç: Mund të ketë ende lokacione të pazbuluara të personave të zhduku
Konjufca: Rrjetet e spiunazhit synojnë destabilizimin
Kurti: Diskutimet do të vazhdojnë, për herë të parë kemi folur pë emra të përveçëm
Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Mbytet 20-vjeçari nga Kosova në liqenin e Komanit