Prishtinë, 30.03.2026 21:45
Aktivistja serbe, Natasha Kandiq ka folur lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ka ka shkaktuar indinjatë të madhe publike për shtrembërim historie.
Ajo theksoi rëndësinë e paraqitjes së fakteve të verifikueshme dhe të bazuara në dëshmi të sakta.
“Është shumë e rëndësishme të zbulohen të dhëna të cilat janë me të vërtetë të verifikueshme dhe të cilat dëshmojnë njohurinë se çka nënkupton i burgosur, çka nënkupton kur është i privuar nga liria, çka nënkupton kur në një databazë, në një listë është i përmendur si të ishte ushtar”, tha ajo.
Kandiq u shpreh kritike ndaj mënyrës së realizimit të ekspozitës, duke theksuar se sipas saj mungon një qasje profesionale në prezantimin e materialeve.
“Ajo çfarë kam parë unë në atë ekspozitë, jo vetëm kur flasim për Dubravën, por edhe për rastet e tjera, ku ekziston një mosdije e plotë se si të bëhet një ekspozitë, pra të mos përqëndrohet në emra, por vetëm në numra”.
“Pastaj pse të bëhet një ekspozitë nëse nuk shihet se si personat kanë pësuar, kush është përgjegjës aty, sepse në Dubravë edhe në vende të ndryshme kanë ndodhur gjëra të tmerrshme”, tha ajo në Rubikon.

Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara