Prishtinë 27 Mars 2026 12:51
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar rrëmbimin e pesë anëtarëve të familjes Qerkezi më 27 mars 1999 në Gjakovë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se historia e familjes Qerkezi mbetet një plagë e hapur dhe një kujtesë e përbashkët për të gjithë.
“Sot jemi në një ditë përkujtimi, mes dhembjes që nuk shuhet dhe kohës që nuk e zbeh atë. Në qendër të këtij kujtimi qëndron ajo që bart dhimbjen e pamatshme personale, e shndërruar në simbol kombëtar, Nëna Ferdonije. Në rrugën “Martirët Qerkezi” në Gjakovë, ku dikur kishte jetë, ku qeshjet mbushnin dhomat, ka heshtje. Heshtje që dëshmon krimet e kryera nga Serbia në Kosovë. Më 27 mars 1999, forcat e armatosura të Serbisë ia rrëmbyen asaj katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Bashkë me ta u zhdukën me dhunë edhe të afërm e fqinjë. Që nga ajo ditë, Nëna Ferdonije përballet me mungesën që nuk mbushet, me pritjen që nuk përfundon. Historia e familjes Qerkezi, është plagë dhe kujtesë e përbashkët”, ka shkruar ai.
Kurti ka përmendur edhe krime të tjera të kryera në të njëjtën periudhë në disa zona të Kosovës, përfshirë Pejë, Skënderaj, Mamushë, Obiliq dhe Fushë Kosovë, ku u vranë dhjetëra civilë shqiptarë.
“Po atë ditë marsi të vitit 1999, në Dardaninë e Pejës, brenda pak orësh u vranë 40 civilë shqiptarë, në Klladernicë të Skënderajt u masakruan 75, në Mamushë u vranë 18 martirë, e në Obiliq 10 anëtarët e familjes Rama. Në Fushë Kosovë sot përkujtohen 168 shqiptarë të vrarë. Në këtë përvjetor, ne përkulemi me respekt para kujtimit të të gjithë të vrarëve dhe të zhdukurve me dhunë nga Serbia. Nderojmë sakrificën e popullit tonë, që është themeli mbi të cilin qëndron Republika jonë e lirë”, ka përfunduar Kurti.

Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara