Prishtinë, 26 mars 2026 18:15
Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme pritet të ketë reshje lokale shiu si pasojë e depërtimit të një mase ajrore më të lagësht dhe jostabile mbi rajon.
Instituti Hidrometologjik ka njoftuar se këto kushte atmosferike do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit.
“Fundjava parashihet të karakterizohet me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat malore dhe në lartësi më të mëdha mbidetare priten edhe reshje bore për shkak të rënies së temperaturave.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet nga 6°C deri në 12°C”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Sipas IHMK-së, nga dita e hënë pritet një stabilizim relativ i motit, me kushte mesatarisht të vranëta dhe intervale me diell.
Megjithatë, në disa zona do të ketë zhvillime të vranësirave që mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Sipas parashikimeve, në gjysmën e dytë të javës së ardhshme në viset malore priten sërish reshje bore, si rezultat i depërtimit të masave më të ftohta ajrore nga veriu dhe verilindja.
Ndërkohë, nga data 31 mars deri më 4-5 prill pritet rënie e temperaturave minimale në vlera negative gjatë orëve të hershme të mëngjesit, duke krijuar kushte për ngrica pranverore që mund të dëmtojnë rëndë kulturat bujqësore, sidomos pemët në fazën e lulëzimit.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici