Prishtinë, 24 mars 2026 17:51
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar për marrjen e një vendimi që synon vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në sektorin e gurëthyesve në Kosovë.
Sipas saj, për vite me radhë, shfrytëzimi i pakontrolluar dhe shpesh përtej lejeve ka dëmtuar rëndë mjedisin dhe peizazhet natyrore të vendit.
Për këtë arsye, vendimi i ri obligon të gjithë operatorët që t’i nënshtrohen menjëherë një procesi të plotë verifikimi për pajtueshmëri ligjore, teknike dhe mjedisore.
Ministrja ka bërë të ditur se operatorët kanë një afat prej 15 ditësh për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, duke theksuar se ky afat është i panegociueshëm.
Ajo ka thënë se në rast të mosrespektimit, ata humbasin të drejtën për shqyrtim administrativ dhe përballen me inspektime të menjëhershme në terren.
Pacolli ka theksuar se pasuritë natyrore të Kosovës janë të përbashkëta dhe se shfrytëzimi i tyre duhet të bëhet vetëm në përputhje të plotë me ligjin.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici