Prishtinë, 23 mars 2026 21:35
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se i plagosuri, një mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë raportuar se një person është plagosur. Aktualisht po vazhdon hetimi për zbardhjen e rastit, ndërsa personi i dyshuar, i cili tashmë është identifikuar, është në kërkim,” ka thënë Ahmeti.

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n