Prishtinë 23 Mars 2026 9:00
Një zhvillim i rëndë është konfirmuar nga ngjarja tragjike në Majac të Podujevës, ku njëra nga të plagosurat nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Miradije Gashi (1958), e cila kishte pësuar lëndime të rënda nga arma e zjarrit, ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Ajo ishte plagosur në shtëpinë e saj, në një incident ku dyshohet se autorja është Ardita Gashi, e cila paraprakisht dyshohet se kishte qëlluar për vdekje edhe Ilaz Brahimin.
E dyshuara më pas kishte tentuar t’i marrë jetën vetes, duke mbetur e plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në QKUK.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë në zhvillim.

Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Aksident në komunikacion, vdes një person
47 fishekë dhe para të gatshme i gjenden të dyshuarit për vrasjen në Suharekë gjatë bastisjes së shtëpisë
Vritet një person në Suharekë, i dyshuari në arrati
Pas vdekjes së ish-policit nga Peja, djali i tij në gjendje kritike
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
“Millosheviqi ende në kokat e tyre”, Despot kritikon narrativat e Listës Studentore
Kosova shënon rekord, investimet e huaja kalojnë 1 miliard euro
Konjufca ia kërkon homologut grek njohjen e Kosovës
Apeli ua konfirmon burgimin e përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Plavës