Prishtinë, 23 mars 2026 07:37
Gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është e mirë andaj nevojitet një restaurim.
Kështu ka deklaruar ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, Fitore Pacolli e cila ka thënë se po synojnë që inspektimin ta kryejnë edhe me dronë.
Kjo po mirëpritet edhe nga njohës dhe organizata që merren me ruajtjen e mjedisit.
Luan Hasanaj nga Let’s Do It Kosova, thotë se në vend ka mungesë të veprimeve nga institucionet për ruajtjen e mjedisit.
“Pra mendoj që ka nevojë të rritjes së numrit të inspektorëve, ka nevojë rritjen e inspektimeve në këtë fushë pra të ketë veprime konkrete që e zgjidhin këtë problem. Megjithatë po e them sërish secili aktivitet që zhvillohet në të mirë të përmirësimit të situatës dhe nuk mbetet vetëm në suaza deklarative pra sa për të treguar që po dojmë të punojmë diçka mendojmë se është i mirëseardhur”, ka thënë ai.
Por, sipas tij sfida më e madhe ende mbeten mbeturinat që janë qoftë në deponi por edhe në ujëra.
“Mendoj që këtu nevojitet një reagim shumë urgjent, pra nevojitet e para do të thoja një forcim i bashkëpunimit mes Ministrisë dhe Komunave dhe Agjencive tjera të cilat lidhen me fushën e mjedisit pra këtu mendoj se ka një çalim të madh pra zakonisht shohim kritika në mes të institucioneve lokale dhe qendrore. Pra kjo është shumë e rëndësishme në bindjen time”, thotw Hasanaj.
Edhe profesori i mjedisit, Sami Makolli thotë se gjendja sidomos me pyje është serioze andaj kërkon intervenim urgjent.
“Sepse sipas të dhënave që i kemi në Kosovë masa drurore gjeneron me 1.5 milion metër kub, masë drurore në vit ndërsa prerjet shkojnë 1.6 ndoshta edhe 2 milionë metër kub në vit. Kjo dmth se po marrim më shumë masë drurore më shumë sesa pyjet që kanë mundësi për me i rigjeneru”, vlerëson Makolli.
Sipas tij, nëse nuk intervenohet në të ardhmen mund të ketë edhe pasoja dhe probleme serioze.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve