Podujevë, 23 mars 2026 07:08
Një i burrë është vrarë dhe dy gra janë plagosur të dielën në mbrëmje në fshatin Majac të Podujevës.
Njëra nga të plagosurat është 31-vjeçarja që dyshohet se vrau të fejuarin e saj.
Ajo pashtu dyshohet se ka plagosur edhe gruan e axhës 71-vjeçare e më pas edhe veten.
Dy të plagosurat pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Podujevë janë transferuar në Klinikën Emergjente në QKUK.
Nga kjo klinikë kanë bërë të ditur se gjendja e dy pacientëve është e rëndë dhe jo stabile.
“Dy paciente të gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kry ekzaminimët e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubura me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, tha Naser Syla, drejtor i Emergjencës.

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n